MENU
klinika

Analiza

Pse Macron ka të drejtë për Kinën…

12.04.2023 - 15:58

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po bën bujë me një intervistë shpërthyese.

Në fluturimin e kthimit nga Kina, ku takoi diktatorin e Pekinit Xi Jinping, Macron paralajmëroi Evropën kundër varësisë së tepërt, nga SHBA, sidomos rreth çështjes së Tajvanit, duke nxitur një “lumë kritikash” ndaj tij.

Mirëpo, ndonëse duket absurde, presidenti francez ka disi të drejtë me qëndrimin e tij ngaj superfuqisë kineze.

Një diplomat evropian shpjegon pse nuk është e mundur të mbajnë një qëndrim të ashpër, për shkëputjen nga Kina.

“Ne nuk jemi në një pozicion gjeografikisht, ekonomikisht apo strategjik për të bërë atë që po bën SHBA. Ne nuk mund të largohemi nga Rusia dhe Kina në të njëjtën kohë”, tha diplomati për CNN.

Një diplomat tjetër shpjegoi se edhe pse “askush nuk është naiv dhe mendon se duhet t’i hapim dyert teknologjisë kineze”, shumica e kanë pranuar se “nëse duam të arrijmë qëllimet tona afatgjata, duke përfshirë të bëhemi një lojtar gjeo-politik, që mund të ndikojë edhe Kinën, ne kemi nevojë për një ekonomi të fortë” “Po, ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë pa Kinën, veçanërisht për ndryshimet klimatike,” tha një zyrtar i lartë i Komisionit.

“Por Kina ka nevojë për BE-në më shumë se sa për Rusinë”, thonë ata. “Fuqia e Kinës qëndron në ekonominë e saj. Ajo bën më shumë biznes me BE-në sesa me Rusinë”, argumentojnë më tej.

Shtetet anëtare, përfshirë ato që historikisht kanë pasur një qëndrim më të butë për Kinën si Franca dhe Gjermania, janë më të kujdesshëm se sa kanë qenë.

Por pikëpyetjet për Kinën nuk janë zhdukur.

Dhe për Evropën, çështja se ku e vendos veten në një botë shumëpolare është bërë më e ndërlikuar se kurrë.