MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Rama, apendicit politik apo mjekësor?

19.04.2023 - 11:16

Është lajmi i kësaj fillim jave operacioni i kryeministrit Rama, i cili hoqi apendicitin. Operacion u krye nga profesor Gjata, një nga mjekët më të mirë në fushën e kirurgjisë. Bëhet fjalë për një rikuperim të shpejt të Ramës. Por, gjendja shëndetësore e kryeministrit të një vendi është përtej një lajmi mjekësor i një udhëheqësi. Në SHBA është një buletin mjekësor.

Mbaj mend George Bush, i cili kishte një buletin të tijin mjekësor dhe e kishte të përditësuar, ndërsa ne jemi mësuar që udhëheqësi është gjithmonë i fuqishëm dhe nuk ka sëmundje, si shembulli i Berishës, i cili nuk vendos syze. Në fakt kush i ka qëndruar afër Berishës e di se ai ka realisht nevojë për syze për të lexuar. Ai duhet të dalë dhe të duket sa më rinor në publik.

Ne jemi kundër sëmundjes, sepse edhe në kohën e monizmit ne jemi mësuar të shohim një lider të fortë. Ne duam një udhëheqës që është i shëndetshëm derisa vdes. Si gjithë popujt jo të mësuar me kulturën demokratike, për ne udhëheqësi duhet të jetë si i një tribunë, gjithmonë i fortë.

Duket se kryeministri Rama po instalon një tjetër metodë dhe ka shkuar në një spital shtetëror, kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Rama po e reklamon veten e tij si një njeri të popullit, që i ndodh edhe të sëmuret, aq më tepër në mes të një fushate elektorale. A do të ndikojë kjo në humorin e popullsisë, ku në një krah kemi dy udhëheqës të fortë si Meta dhe Berisha e nga krahu tjetër dikush lider që plasi apendiciti.

Por jemi në një periudhë që elektorati është lodhur nga udhëheqësit e fortë. Rama ka tentuar vetë publikimin e sëmundjes së tij, për të treguar se ai është njerëzor në atë që bën, qan, qesh, ndjek fëmijët dhe interesohet për ta. Djalin e tij e çon në një kompleks stërvitjeje publike te kompleksi “Dinamo” që herë e shoqëron ai vetë, herë e shoqëron gruaja.

Mes një udhëheqësi të fortë dhe atij njerëzor, shqiptarët kanë nisur të duan udhëheqësin e fortë. Madje Ramiz Alia, i cili u dallua për udhëheqjen e tij të butë u pëlqeu njerëzve pasi ata ishin mësuar me udhëheqësin e mëparshëm represiv. I tillë ishte edhe Zogu, natyrë e fortë me prejardhje feudale. Njeri i cili arriti të vendosë rendin në Shqipëri. Ku politikanet i bënin atentate njëri-tjetrit dhe Zogu ka pësuar me tepër nga të gjithë.

Të gjithë peshën e fushatës elektorale e ka marrë përsipër Rama dhe ai del kudo madje edhe në reklamat që ka fushata. Ndërsa nga ana tjetër është njerëzor dhe operohet, një operacion që i vlen shumë. Kemi parë se kënga që ka zgjedhur është një këngë tallava dhe nuk vesh kostume. Politikanët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha e kollares.

Si strategji elektorale nuk është e keqe, ndërsa përballë ka dy persona të veshur me kollare. Ai udhëheqës që shfaqet sa më popullor, ai ka më shumë pikë. Këtë e ka treguar edhe politika e huaj si Angela Merkel, Meloni etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN