MENU
klinika

"Për Monikën s'ju premtoj gjë"

Rama dhe Berisha në garë për podcastet, Meta: Vetë nuk hap, por…

05.04.2023 - 16:46

Pas kryeministrit Edi Rama e Sali Berishës, Ilir Meta duket se nuk ka në plan që të nisë gjithashtu një podcast. Ka qenë gazetarja Fatma Haxhialiu e cila është takuar me kryetarin e Partia e Lirisë, Ilir Meta, të cilit i është afruar dhe i ka kërkuar të bëjë një premtim publik se nuk do të bëjë dhe ai një podcast si Edi Rama apo Sali Berisha.

Duke qeshur Meta i tha se do të përpiqet, por se nuk i premton dot se edhe Monika Kryemadhi do të bëjë një gjë të tillë.

PJESË NGA BISEDA:

Fatma Haxhialiu: Dua të më bëni një pretim serioz. Unë jam gazetare e moderatore, por kohët e fundit ka shumë konkurencë në treg. Sa iu pashë, thashë do i them Ilir Metës që mos bëni dhe ju një podcast.

Ilir Meta: Do të përpiqem

Fatma Haxhialiu: Jo të lutëm ma premto

Ilir Meta: Do përpiqem që të përmbahen, por për Monikën nuk iu garantoj dot.

Fatma Haxhialiu: Monikës ia kemi falur, ndërsa nga ju jo. Më erdhi edhe titulli tani; I lirë me Metën