MENU
klinika

"Erdhe këtu, takove djallin"

Rama publikon podkastin e radhës me gazetaren britanike, habit Taylor: Dua të plakem në Shqipëri

11.04.2023 - 09:50

Podkasi i radhës i kryeministrit Edi Rama ka të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor. Podkasti ‘Flasim’, në serinë e dytë nis me fjalën e Ramës i cili i drejtohet gazetares që ka mbi 5 vite e gjysmë që jeton në Shqipëri, se ‘ka takuar djallin’.

Gjatë promos së bërë publike nga Rama, Tayler shprehet se i pëlqen Shqipëria e se mendon që të plaket.

BISEDA:

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma…

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor… 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo… Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN