MENU
klinika

Çfarë iu diagostifikua kryeministrit

Rama shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet operacionit në QSUT!

17.04.2023 - 09:10

Kreu i qeverisë, Edi Rama i është nënshtruar mbrëmjen e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale pas mesnatës për heqjen e apandesitit.

Zyra e shtypit në kryeministri ka bërë me dije se kreu i qeverisë ka bërë disa teste imazherike në QSUT ku është diagnostifikuar me apandisit akut.

Ai i është nënshtruar operacionit për heqjen e apandestit pas rekomandimit të mjekëve specialistë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mire.