MENU
klinika

Moti i keq

Reshje të shumta shiu në Vlorë dhe Durrës, pezullohet lundrimi

01.04.2023 - 14:33

Moti i keq me reshje shiu ka sjell problemet e para në dy qytetet bregdetare si Vlora dhe Durrësi. Si pasojë e përkeqësimit të motit do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë dhe Durrës. Sipas njoftimit pezullimi do të vijojë deri pasditen e të shtunës ndërsa priten përmirësime të situatës së motit.

Ndërkohë për shkak të erës së fortë një nga dy tragetet e Barit ka mbërritur me dy orë vonesë në Portin e Durrësit. Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, pasdite era ndryshon drejtim duke sjellë rënie të temperaturave por jo probleme në lundrim.

Njoftimi

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31.03-01.04.2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 31.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra. 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 31.03-01.04.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  31.03-01.04.2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 01.04.2023 ora 18:00.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin