MENU
klinika

“Në garë u futa për fitore”

Roland Bejko: Do e mund Veliajn, kam besim te qytetarët

11.04.2023 - 09:51

Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se beson se do e mund kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në “Now”, Bejko tha se nëse do e shikonte veten të humbur nuk do futej në zgjedhje.

“Unë besoj shumë te qytetarët që janë kundër tyre, që mendojnë vetë, bëjnë analiza dhe injorojnë patronazhistët dhe aktivistët, që duan të çlirohen nga kjo klasë politike dhe nga këta administratorë që janë administratorë, që janë shërbëtorë të klasës politike të shefave të tyre. Në rast se duan një model të tillë unë mendoj e jam i duhuri. Unë në këtë garë jam futur shumë seriozisht. Jam futur për të fituar. Aty përtej janë qytetarët që mbase mbi 70% janë kundër tyre. Nëse nisesh në luftë dhe nuk beson në fitore më mirë mos u nis. Unë besoj se do fitoj, do kuptohem me qytetarët edhe pse është kohë e shkurtër,”- tha ai. Por kërkoi edhe ndihmën e kolegut të tij, ish-kryemokratit Lulzim Basha. Bejko tha se ish-kreu i PD-së, ka një rrjet të fuqishëm në Tiranë, duke nënkuptuar se i duhet mbështetja e tij në këto zgjedhje.

Ai bëri një krahasim mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit nuk është i shpallur ‘non grata’.

“Basha në të drejtën e tij është deputet dhe është në të drejtën e tij të mbështesë këdo kandidat të dojë. Ka një rrjet brenda PD-së dhe në këtë rrjet ai ka mbështetje në Tiranë, sidomos tre kryetarët e degëve dhe te strukturat që kanë qenë. Ka një autoritete atje. Dhe lidhur me përvojën si kryetar i Bashkisë kemi konsultuar disa materiale. Grupi i punës që është marrë me hartimin e projektit është bazuar mbi gjithçka në të kaluarën dhe për të parë të ardhmen e Tiranës. Basha nuk është i shpallur ‘non grata’ dhe nuk është i akuzuar nga askush,”-shtoi demokrati.

Ndërsa një fjalë e tha edhe për kundërshtarin e tij, Belind Këlliçi: Kompromisi Këlliçit i ofrua në fillim, kompromise nuk ka në fund. PD ka listën dhe vet dhe kandidatin. Nuk do të ndodh në asnjë rast që të ketë kompromise.