MENU
klinika

Podcasti "Përtej Politikës"

Rrëfimi i pazakontë i Berishës: Në moshën 5-vjeçare më dhanë një fishek!

03.04.2023 - 19:07

Sali Berisha njoftoi sot hapjen e “Podcast”-it të tij “Përtej Politikës”,  ku do të zhvillojë biseda me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.

Ai ka publikuar episodin e parë me rrëfimin e jetës së tij nga lindja në fshatin Viçidol në Tropojë dhe shkollimi e rrugëtimi më pas. Ai ka përshkruar fshatin, kullën në të cilën është lindur e rritur, si dhe episode nga fëmijëia.

Berisha: Unë kam lindur në fshtin Viçidol në kodrën e priftit, pas konvertimit ajo ndryshoi edhe emrin. Fshati është një luginë e bukur dhe dominohet nga kjo kodër mbi të cilën nuk ka shtëpi të tjera. Kam lindur më 15 tetor të vitit 1944. Hapat e para dhe fjalët e para unë i kam shqiptuar në një kullë.

Askënd nuk kisha më të adhuruar se xhaxhain tim, i cili menaxhonte familjen, pronat, aktivitetet me një aftësi të admirueshme dhe ishte padiskutim për të gjithë familjen, njëriu më i dashur dhe i respektuar. Ishte një kalorës shumë i veçantë. Ai vishej bukur me kostume malësori dhe në çdo pesë javë ata bënin qitje. Në qitje mendoj se nga mosha 5 vjeçare na kanë marrë dhe ne fëmijëve, kryesisht djemve, por dhe vajzat që donin.

Për djemtë ishte e detyruar, do shkojnë të provojnë qitje,. Qitja; të jepej një fishek për fëmijët dhe në rast se afrohej, kishe të drejtë ose përfitoje dhe nje fishek të dytë, më shumë se kaq jo. Pra kulla, qitja i jepnin një lloj karakteri të veçantë, një lloj dimensioni, si të themi lehtësisht luftarak apo ushtarak fëmijës që në fillim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN