MENU
klinika

Emri

Rrëzohet nga skela e pallatit, ndërron jetë punëtori në Lezhë

15.04.2023 - 09:27

Arjan Lazri, 48 vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë. Ai ka qenë duke punuar në një pallat dhe është rrëzuar nga skela.

48 vjeçari ka qenë duke punuar në zonën e Kunes në Shëngjin dhe fatkeqësisht është rrëzuar nga skela. Kolegët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur ambulancën për ta dërguar në spital.

Si pasojë e plagëve të marra, Arjan Lazri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për të mbërritur në Spitalin e Lezhës.