MENU
klinika

Analiza

Rusët nuk duan Putinin, ata duan jetën…

19.04.2023 - 09:00

Presidenti Vladimir Putin është i pakundërshtueshëm në Rusi.

Shumë nga zërat kritikë që dikur folën kundër tij, sot ose janë në mërgim, ose në burg, ose nën dhe.

Mikhail Khodorkovsky, dikur kreu i gjigantit rus të naftës Yukos, u arrestua në vitin 2003 dhe kaloi 10 vjet burg për evazion fiskal dhe vjedhje pasi financoi partitë opozitare.

Pas lirimit, ai u largua nga Rusia. Boris Berezovsky, një tjetër oligark që madje ndihmoi në ardhjen e Putinit në pushtet, u konfliktua me të më vonë dhe vdiq në mërgim në Britani në 2013, ndonëse thuhet se u vetëvra.

Fresh questions over Berezovsky death | Financial Times

Deri tani, figura më e shquar e opozitës në Rusi është Alexei Navalny, i cili ka akuzuar Putinin nga burgu se synon të njollosë qindra mijëra njerëz me luftën e tij.

Në gusht 2020, Navalny u helmua dhe duhej të dërgohej në Gjermani për trajtim. Kthimi i tij në Rusi në janar 2021 përkoi me arrestimin e tij dhe tani po vuan nëntë vjet burg. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij janë nën presion nga shërbimet e sigurisë dhe disa janë arratisur jashtë vendit, përfshirë këtu krahun e tij të djathtë Leonid Volkov.

Një tjetër kritik kryesor i Putinit pas hekurave ruse është Ilya Yashin, i cili ka qenë kritik i ashpër ndaj luftës së Rusisë, që u dënua me 8 vjet burg, vetëm për një video në YouTube. I fundit në listën e “të pafatëve” është gazetari dhe aktivisti i arsimuar në Kembrixh, Vladimir Kara-Murza, 2 herë viktimë e një helmimi misterioz.

Who Is Vladimir Kara-Murza?

Ai u arrestua në prill 2022 pas kritikave të tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Akuzohet për ndarjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse dhe tradhti, dhe dje u dënua me 25 vjet burg.

Ndaj nuk është aspak çudi pse rusët vazhdojnë ta “duan” Putinin. Ata nuk duan atë, duan jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN