MENU
klinika

“Sa keq që…”

Lexoi skenarin e “Barbie”, ja si reagoi Margot Robbie

13.04.2023 - 09:50

Aktorja simpatike Margot Robbie do jetë protagonistja në filmin e shumëpritur ‘Barbie’. Së fundmi ajo tregoi se cili ishte reagimi i saj fillestar kur lexoi skenarin.

Kur lexova për herë të parë skenarin e Barbie, reagimi im ishte, ‘Oh, është shumë mirë. Sa keq që nuk do ta shohë kurrë dritën e ditës, sepse nuk do të na lejojnë kurrë ta bëjmë këtë film”.

Kur u pyet për më shumë detaje mbi skenari, Robbie tha: “Nuk mund të them!”

Pas shumë ndryshimeve, vonesave dhe shtyrjeve, ‘Warner Bros’ njoftoi gjatë CinemaCon 2022 në Las Vegas se filmi me Robbie dhe me regji të mahnitshmes Greta Gerwig do të dalë në kinema më 21 korrik 2023.

Historia e adaptimit filmik të Barbie filloi në vitin 2014. Sony fillimisht kishte marrë përsipër prodhimin, me Amy Schumer në rolin kryesor, e cila u largua për shkak të një ndryshimi në program. Në verën e vitit 2017 Anne Hathaway u njoftua si zëvendësuese. Sony më pas u tërhoq, duke i lënë hapësirë ​​Warner-it për të rifilluar prodhimin.

Kasti përfshin emra si America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Michael Cera, Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Emerald Fennell, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Hari Nef, Ariana Greenblatt, Sharon Rooney, Scott Evans, Rhea Pearlman dhe Will Ferrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN