MENU
klinika

"14 maji"

Saimir Korreshi parashikon rezultatin e zgjedhjeve: PD do të fitojë 55 bashki

17.04.2023 - 16:17

Deputeti Saimir Korreshi ka bërë një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një dalje televizive, Korreshi tha se Partia Demokratike do të fitojë 55 bashki nga 61 bashki që ka vendi.

“Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Meta ndoshta ka preferuar të mos jetë ai i pari, besoj unë. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë.

Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë. Unë kam thënë diku, që PD do të fitojë 55 bashki, pra kandidatët e djathtë, këtu flas si politikan dhe jo si Saimiri”, u shpreh ai, duke u mënjanuar nga konfliktet e brendshme në PD.