MENU
klinika

Analiza

Sanksionet për Putinin, po i kthehen Evropës si “bumerang”

22.04.2023 - 08:30

Që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, “arma” e vetme e Perëndimit kanë qenë sanksionet që kanë synuar kryesisht naftën ruse. Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11.000 të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Evropian, vendet e G7, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit. Shumë shtete janë zotuar t’i japin fund ose t’i kufizojnë importet e tyre të naftës dhe gazit për t’i zvogëluar të ardhurat e Moskës dhe, kësisoj, për t’i penguar përpjekjet e saj për luftë. Ekonomia ruse është shumë e varur nga sektori i saj energjetik dhe Evropa është një importues i madh i energjisë ruse. Vendet e BE kanë rënë dakord për vendosjen e çmimit tavan për produktet ruse të naftës. Më vonë edhe vendet e G7 dhe Australia deklaruan se kanë rënë dakord për kufizime të tilla. Por duket se ky vendim “del nga dera dhe hyn nga dritarja”. Kjo konfirmohet nga raporti më i fundit i Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (Crea), një institut studimi mbi sektorin e energjisë. Kjo sepse, sipas rregullave, pa i shkelur aspak ato, pasi një produkt të arrijë në një vend të caktuar, ai mund të tregtohet sikur të vijë nga shteti vetë. Dhe kjo ka lejuar, sipas Crea, pesë shtete në veçanti të bëhen “fituesit” e garës për sanksione.

Ja si Evropa po shpëton Putinin nga kolapsi, zbulohet mashtrimi që po

Pesë fituesit

Janë disa vende që blejnë naftën ruse të papërpunuar dhe e rishesin atë në Perëndim, shpesh me çmime më të larta. Ose, më e rëndësishmja, nëse tregtohet në formën e produkteve të rafinuara, BE-ja i blen me një vlerë më të lartë sesa nëse do të vinte nga Rusia. Janë pesë vende, që kurrsesi nuk mund të konsiderohen dytësore. Ësht?ë Kina, ekonomia e parë e Azizë dhe rivali kryesor i Perëndimit; Emiratet e Bashkuara Arabe, kombi i Gjirit me rritjen më të shpejtë; India, kombi më i populluar në botë dhe fuqi në rritje; Singapori, qendra më e rëndësishme financiare në Azinë Juglindore dhe Turqia, vendi më strategjik dhe vend që mund të konsiderohet si ndërmjetës, kur bëhet fjala për Vladimir Putin. Këto pesë vende kanë rritur blerjet e tyre të naftës ruse me 140% që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt 2022, në një vlerë totale prej rreth 75 miliardë dollarë.

Naiviteti i Perëndimit

Pavarësisht shifrave, Koalicioni i Grupit të Shtatë (G7) do të mbajë çminimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, pavarësisht rritjes së çmimeve globale të naftës së papërpunuar dhe thirrjeve nga disa vende për një kufi më të ulët të çmimit për të kufizuar të ardhurat e Moskës. Zyrtarët e koalicionit arritën në përfundimin se kufiri i çmimit po funksiononte për të kufizuar të ardhurat ruse duke ruajtur stabilitetin e tregut të energjisë, por thanë se ata do të vazhdojnë të koordinojnë për të siguruar monitorim dhe zbatim efektiv.

EU announces plans for eighth round of sanctions against Russia - The Institute of Export and International Trade

Bumi i eksporteve

“Eksportet e tyre të naftës në Perëndim janë rritur me 80% në vlerë dhe 26% në vëllim që nga pushtimi rus”, shkruan “Independent” . “Vendet e koalicionit të embargos dhe kufirit të çmimeve, pra Bashkimi Evropian plus Australia, Kanadaja, Japonia dhe SHBA, kanë “rritur importet e naftës dhe produkteve të rafinuara nga Kina me 93%, nga India me 2%, nga Turqia 43%, nga Emiratet e Bashkuara Arabe 23% dhe Singapori 33% . Mospërputhja e madhe midis rritjes së vlerave dhe asaj të vëllimeve tregon se është në benzinë ??dhe produkte të tjera të rafinuara ku u përqendrua rritja. Blloku i vendeve që sanksionojnë naftën ruse ka blerë produkte nga këto vende për gati 46 miliardë euro. BE-ja ishte blerësi i parë i këtyre produkteve me 19.3 miliardë dollarë blerje. Por blerjet e dorës së dytë të produkteve ruse prekin çdo vend. Pas vendeve evropiane vijnë Australia (8.74 miliardë), SHBA (7.21), MB (5.46) dhe Japonia (5.24). Me fjalë të tjera, duket se Perëndimi po pranon se edhe me naftë, pavarësisht nëse duan apo jo, shkëputja e Rusisë nga tregjet botërore është e pamundur. Madje edhe kundërproduktive për ekonomitë e shumë vendeve, që detyrohen të paguajnë një çmim shumë më të lartë se sa pritej.