MENU
klinika

Vendimet e qeverisë

Sektorët që përfitojnë rritje rroge

20.04.2023 - 10:06

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë publike këtë të enjte vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pagave për disa sektorë të caktuar, ku tha se është miratuar një projektligj për përfitimin që do të kenë punonjësit e administratës publike.

Ibrahimaj tha se do të ketë një kategori sektorët si ai i mjekësisë, arsimit dhe IT, të cilët jo vetëm që do përfitojnë nga rritja e pagave por do të kenë dhe bonuse speciale.

“Në kuadër të reformën për pagat miratuam një projektligj të rëndësishëm, për përcaktimin e pagave dhe përfitimin e punonjësve në administratën publike. Për të përcaktuar një kategori pagash që do të përfitojnë bonuse speciale, kemi menduar që pozicione të caktuara duhet të jenë konkurruese me tregun si sektori i IT, prsh. Bujqësisë që mirëpaguhen. Kemi filluar dhe miratuar disa projektligje që lidhen me rritjen e pagave për sektorin e arsimit, mjekësisë dhe IT, nga data 1 prill do të rriten dhe pagat për punonjësit mbështetës të administratës publike”.

Kush është burimi i këtyre parave që do ndahen?

Rritja do jetë në dy faza, do të ketë dhe në vitin 2024 që reforma supozohet të përfundojë. Kostoja e plotë do të jetë e vitit 2025, fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe kosto që përballohen duke ruajtur të gjithë parametrat, do vijojmë të ulim borxhin. Në projektbuxhetin 2023 kishim parashikuar një rritje të pagave dhe ajo rritje targetonte sektorin e mjekësisë, arsimit dhe IT. Kishim një fond rezervë për disa politika sociale, momenti i pagave vjen si pasojë e rritjes së kostos së jetesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Roland Qafoku

BE dhe Edi Rama

“Nafta është rritur kudo, shikoni Kosovën”

Rama: Rrogat nuk i rrisim dot sa doni ju, se falimentojmë si Sudja