MENU
klinika

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

Serbët bojkotojnë procesin në 4 komunat në Veri

23.04.2023 - 21:23

Kosova zhvilloi këtë të diel zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

19 qendra votimi u hapën në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.

45 mijë votues patën të drejtën e votës për zgjedhjen e drejtuesve lokalë, por pjesëmarrja ishte më e ulëta në zgjedhjet që janë zhvilluar ndonjë herë në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhje. Institucionet serbe bënë thirrje të përsëritura për të bojkotuar procesin nga serbët lokalë.

Në garë u regjistruan 10 kandidatë për drejtimin e katër komunave. Nga këta, vetëm një prej tyre, Sllagjana Pantoviç është përfaqësuese e komunitetit serbe. Edhe në Zveçan, komuna ku kandidonte ajo, pjesëmarrja ishte e ulët.

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do të njohin rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të serbëve.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë që nga muaji nëntori i vitit të kaluar, pasi përfaqësuesit serbë u dorëhoqën. Vendimi lidhej me regjistrimin e makinave me tagra të shtetit të Kosovës.