MENU
klinika

“Tani e pamë se çfarë do të thotë të dhunosh”

Sërish përplasje mes Zhaklinës dhe Efit në “BBVIP”

16.04.2023 - 11:09

Mbrëmja e spektaklit të së shtunës ka pasur sërish debate dhe përplasje mes opiononistet Zhaklina Lekatarit dhe Efi Dhedhes në “Big Brother VIP”.

Diskutimi nisi lidhur me debatin e ashpër mes Efit, Deas dhe Luizit, ku opinionistët dhanë komentet e tyre dhe kanë gjykuar reagimet e Efit të cilat Zhaklina i quajti ‘dhunë’.

Pjesë nga debati:

Zhaklin: Nuk mendoj që e ka bërë për të shfuqizuar Efin. Luizi e ka thënë që në finale do lojtare më pak të fortë, që ka ketë të sigurtë fitoren. Sa i përket deklaratave që ka bërë Efi, kur do ti bëjë gropën tjetrit, bie vetë brenda. Tani e pamë të gjithë çfarë do të thotë të dhunosh, të intimidosh, të bësh dikë të qajë, Videoja e tregoi shumë qartë këtë. Ti Efi duhet të kërkosh ndjesë.

Efi: Kjo gjë është shumë e shëmtuar.

Zhaklin: U servilose.

Efi: Servilosjen mbajë për vete.

Zhaklin: Jo mbaje ti, unë nuk jam banore. Pse përdor një ngjarje, kur ti nuk ke qenë fare e përfshirë?

Efi: Unë e përdora, sepse nuk më pëlqen fare kur e dëgjova atë. Unë kështu jam, nuk përdora as strategji asgjë.

Zhaklin: Edhe nëse nuk bën strategji, tregon se je banore e dobët dhe ke shkuar aty të bësh fresk.

Efi: Nuk më intereson ajo që ti thua.

Zhaklin: Nëse nuk të intereson, për çfarë je aty?

Efi: Kot jam.

Zhaklin: Dera e Vodafonit aty është.

Arbër: Unë nuk kam ndërmend të merrem me këto përrallat e Efit. Ajo është demaskuar, nuk ka më asnjë kartë për të luajtur. Së pari, unë e kam kundërshtuar gjthmonë ofendimin dhe kërcënimin. Fjalën kam, atë kam përdorur. Efi aq di, aq bën. Luizi nuk po e faktorizon Efin. Ai po bën atë që bën gjithmonë, gjënë më të rëndësishme ka lojën.

Zhaklin: Duket sikur Oltën e radhës po e bëj unë dhe Arbri. Ajo luftën e ka me mua dhe Arbrin, jo me banorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E ke personale me mua, nuk e përballoj dot më”

Agravon debati mes Efit dhe opinionistëve

“Të mbrojta kur burri yt të dhunoi”

Zhaklina Lekatari përplaset me Luizin dhe Kiarën