MENU
klinika

Nga Haga në Bruksel

Sërish protestë për UÇK-në: Për të vërtetën dhe drejtësinë

11.04.2023 - 12:58

Sërish pritet të protestohet në mbështetje ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe atyre të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Protesta këtë herë nuk do të zhvillohet në Hagë të Holandës aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale, por në Bruksel.

Njëri nga organizatorët e protestës në Hagë, njëkohësisht vëllai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, Fehmi Gucati njoftoi për Telegram se protesta pritet të mbahet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit korrik.

Ai po ashtu tregoi edhe arsyen e mbajtjes së kësaj proteste në Bruksel.

‘Sepse aty është bërë e pa drejta më e madhe ndaj çlirimtareve me formimin e Gjykatës Speciale. Pak a shumë e kemi parapa nga fundi i muajit maj, ose nga fillimi i muajit korrik. Arsyet veç se po dihen…për të gjithë ata që janë duke u gjykuar në këtë gjykatë”,- ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN