MENU
klinika

"Programi ynë i bën nder Lushnjës"

Sharka prezanton programin para banorëve

25.04.2023 - 11:10

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Lushnjës Eduard Sharka ka prezantuar programin e tij përpara banorëve të lagjes ‘Skënder Libohova’.

Në këtë takim, Sharka shoqërohej nga deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi.

Sipas Sharkës alternativa e tij s’ka të krahasuar dhe programi tij do të përmirësoje shërbimet për qytetarët.

“Dua t’i kthej bashkinë qytetarëve të Lushnjës, ajo bashki është bërë e largët për qytetarët. Jemi munduar që gjatë kësaj kohe të evidentojmë problemet që ka qyteti ynë. Kemi planifikuar dhe ofrojmë zgjidhje që janë brenda kompetencave që ka bashkia, asaj suazës ligjore që i lë ligji bashkisë dhe mendojmë se kemi gjetur zgjidhjet e duhura. Programi ynë është një alternativë që i bën nder Lushnjës për ta çuar në një stad evropian.”- tha Sharka.