MENU
klinika

Mbledhjea e Këshillit të OKB-së

SHBA dhe Britania kërkojnë përfundimin e misionit të UNMIK

28.04.2023 - 10:25

Përfaqësuesi i SHBA-së në mbledhjen e Këshillit të OKB-së, Jeffrey DeLaurentis, ka thënë se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar. DeLaurentis i ka kërkuar OKB-së të gjejë një mënyrë tjetër për të mbikëqyrë Kosovën.

Ndër të tjera ai theksoi se shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuara për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

‘Është koha që OKB të shikojë një rol tjetër sa i përket mbikëqyrjes së Kosovës dhe se mandati që ka qenë deri më tani nuk është i nevojshëm andaj duke falënderuar angazhimin e deritanishëm të UNMIK-ut ne duhet të pranojmë faktin që misioni ka përfunduar. Shpresojmë që të shohim më shumë nga kjo frymë e re në takimin e 2 majit, pjesë e rëndësishme do të jenë hapat e ardhshëm për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, -u shpreh ai.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për themelimin e Asociacionit dhe krijimin e kushteve të sigurisë për udhëheqësit e rijnë në veri.

‘Përshëndes përpjekjet e Qeverisë për luftën ndaj korrupsionit, duke thënë se mbështesin rezolutën 1244 por kushtet në terren janë të papranueshme që nga viti 99 dhe koha tregon që nevojitet një rishikim të statusit të UNMIK-ut dhe përshtatjet në terren”,- u shpreh ai.