MENU
klinika

Një prej tyre në gjendje të rëndë

Sherr me thika në qendër të Shkodrës, tre të plagosur

07.04.2023 - 12:52

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, në qendër të qytetit pranë Poliklinikës.

Burime për Panorama bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 3 persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se pas plagosjes të tre ata janë dërguar në spital, ku dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i personave që kanë mbetur të plagosur.