18.04.2023 - 11:22
Një bombol gazi ka shpërthyer në Librazhd duke lënë të plagosur një 63 vjeçar.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën që banonte Safet Qarri, 63 vjeç, mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 63 vjeçari ka qenë duke gatuar. Ndërkohë për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë.
63 vjeçari ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe policinë e shtetit, kishte vite pa punë dhe i përkushtuar aktivitetit privat.