MENU
klinika

"This is a miracle of freedom"

Shqipëria 14 vite në NATO, Berisha risjell fjalimin e tij: Ëndërr që u bë realitet!

01.04.2023 - 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke ndarë videon e fjalimit të tij krah presidentit amerikan George W. Bush. Berisha mbajti një fjalim që po ashtu mbeti në histori për shprehjen e famshme “This is a miracle of Freedom!” – Kjo është mrekullia e lirisë!, fjali që solli duartrokitje nga të pranishmit.

“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s. Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare!,”-tha Sali Berisha.

POSTIMI I BERISHËS:

Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës