MENU
klinika

Vlora si Miami

Shqipëria në sytë e të huajve që punojnë në vendin tonë

23.04.2023 - 13:08

Për John dhe Barker vetëm 19-vjeçarë, Vlora ngjan me Miamin. Të rinjtë nuk ndodhen vetëm si turistë në qytetin bregdetar.

“Quhem Xhon dhe vij nga Norvegjia. Prej 3 javësh ndodhemi këtu ku punoj dhe shijoj bukuritë e vendit tuaj në të njëjtën kohë. Ajo ç’ka bëj është promovues i turizmit. Për ne, kjo punë është plot surpriza dhe sfida gjithashtu. Duhet të përballemi me njerëz të rinj, gjuhë e kulturë tjetër dhe kjo tregon që duhet të jemi të duruar të përshtatemi e të arrijmë qëllimin që puna jonë kërkon“, thotë John.

“Prej 3 javësh kemi eksploruar pjesën jugore të Shqipërisë dhe duam te zbulojmë edhe eksplorojmë veriun e saj. Ndihemi të mirëpritur nga shqiptarët e të mahnitur nga bukuritë e këtij vendi. Një vend plot bukuri dhe çmime të përballueshme për të kaluar pushimet. Miqtë tanë jashtë na kanë kërkuar pafund të vijnë në Shqipëri e ta vizitojnë”, shprehet Barker.

Bukuritë e Shqipërisë ata i kanë promovuar në rrjetet e tyre sociale, ku kanë mijëra ndjekës dhe thonë se përshtypjet kanë qenë pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”