MENU
klinika

Paratë borxh

Shqiptarët më shumë preferojnë të kërkojnë hua tek të afërmit se sa te bankat

16.04.2023 - 21:29

Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh.

Dikush për të ushqyer familjen, dikush tjetër për të paguar recetat e ilaçeve e dikush për ti mundësuar fëmijëve shkollimin.
Marrja e kredive në banka krahas interesave të lartë, procedurat e shumta por dhe frika për mos të rritur pagesat e kësteve në kohë, i drejtojnë qytetarëve që më shumë ti besojnë mikut se sa institucioneve financiare.

Qytetarët shprehen:
“Do të ishte më mirë një familjari, sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë”.

“Me bankat mos të puqtë zoti, më mirë shkon tek një mik dhe mbaron punë”.

“Më mirë një miku, pse tja japësh interesin bankës”.

Të tjerë e mendojnë ndryshe. Për të shmangur konfliktet mes familjarëve apo miqve zgjedhin që të marrin para në bankë.

Qytetarët shprehen:

“Më mirë i drejtohemi bankës dhe e zgjidhim problemin”.

“Bankës, as që bëhet fjalë. Çfarë miku, s’ka më kanë që të gjithë halle, të japin lekët dhe më pas të tmerrojnë”.

“Puna më e ndershme është më bankën, banka është më e sigurt”.

Shqiptarët mendojnë se problemet e tyre marrin zgjidhje më të shpejtë tek një i njohur ndaj shprehja “Një mik i mirë në ditë të vështira” vijon të mbetet besim i tyre.