MENU
klinika

Bardhezinjtë: Na ktheni 15 pikët

Shtyhet për nesër vendimi për Juventusin

19.04.2023 - 22:53

Kolegji i Garancive në Komitetin Olimpik Kombëtar Italian u mblodh për gati 3ore sot dhe mori në shqyrtim ankimimim e Juventusit për heqjen e penalizmit me 15 pikë për çështjen e plusvalencave.

Pasi dëgjoi palët Kolegji i Garancive do të marrë vendim dhe ka në dispozicion 5 dite. Gjithsesi vendimi që pritej me interes për sot duket se është shtyrë për nesër.

Avokatët e Juventusit kërkojnë rikthimin e 15 pikëve. Surprizues ishte ne seancën e sotme qëndrimi I prokurorit të përgjithshëm të sportit që kërkoi që çështja të rikthehet edhe njëherë per gjykim në Apelin e Federatës italiane që e penalizoi skuadrën torineze me 15 pikë. Prokurori i sportit thotë që penalizmit me 15 pikë është shume dhe duhet të ketë një rishqyetim të çështjes.

Kolegji i garancive ka 3 opsione për vendimin përfundimtar që pritej të publikohet nesër. Së pari të pranojë ankimimin e Juventusit dhe automatikisht kthehen 15 pikët.

Nuk e pranon ankimimim dhe penalizimit mbetet në fuqi ose opsioni i tretë ai që ka kërkuar edhe prokurori i sportit që ta ktheja çështjen për rigjykim Tek gjykata e Apelit të Federatës italiane. Nesër pritet Vendimi që është shume i rëndësishëm për Juventusin dhe fatin e kupave të Europës në kampionatin Italian.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin