MENU
klinika

Analiza

Si Amerika nxori zbuluar miqtë edhe armiqtë

13.04.2023 - 09:00

Rrjedhjet e dokumenteve të klasifikuara ushtarake amerikane kanë zbuluar jo vetëm për mënyrën se si SHBA mbledh informacion, por edhe për atë që Uashingtoni mendon për vendet në mbarë botën, nga armiqtë tek aleatët. Dokumentet zemëruan partnerët amerikanë, por analistët sugjerojnë se kjo mund të jetë “maja e ajsbergut” dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten tani për pasojat e mundshme që mund të ketë në reputacionin e saj dhe marrëdhëniet me aleatët.

Lufta Rusi-Ukrainë

Dokumentet kanë të bëjnë kryesisht me forcat ushtarake të Ukrainës, duke vënë në dukje pikat e dobëta në mbrojtjen ajrore dhe problemet e mundshme me furnizimin me municion. Sipas një dokumenti në fund të shkurtit, “Ukraina mund të përballojë edhe 2-3 valë të tjera sulmesh” nga raketat dhe dronët rusë. Ndaj, siç ka shkruar“The Washington Post”, zyrtarët ukrainas janë në fakt mjaft të zemëruar që informacionet delikate janë bërë publike.

Pentagon: Leaked documents a 'very serious' risk to security

Koreja e Jugut

Një dokument përmban detaje të një bisede midis dy zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut në lidhje një kërkesë të SHBA që vendi të dërgojë municion në Ukrainë. Zyrtarët ishin të shqetësuar se kjo do të shkelte politikën ev endit për të mos ofruar ndihmë ushtarake për vendet në luftë, por një nga zyrtarët propozoi një mënyrë për të anashkaluar politikën pa e ndryshuar atë, duke i shitur municione Polonisë. Dokumenti thoshte se Koreja e Jugut kishte rënë dakord të shesë predha artilerie për të ndihmuar SHBA-në të plotësojë furnizimet, duke këmbëngulur se “përfituesi përfundimtar” ishte SHBA.

Izraeli

Në dokumente përmendet edhe Izraeli. Një raport thoshte se agjencia kryesore e inteligjencës izraelite Mossad inkurajoi oficerët e saj të merrnin pjesë në protesta kundër qeverisë së re. Zyra e Kryeministrit izraelit u përgjigj në emër të Mossad-it, duke e quajtur raportin “të rremë dhe pa asnjë bazë” dhe duke theksuar se shërbimi i inteligjencës është tradicionalisht politikisht neutral.

Egjipti

Informacioni i fundit i publikuar ka të bëjë me Egjiptin dhe planet e supozuara sekrete për të furnizuar Rusinë me raketa dhe municione. Një dokument i 17 shkurtit përfshin bisedat e supozuara midis presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë që përmendin planet për të furnizuar Rusinë me predha artilerie dhe barut. Në dokument, Sisi udhëzon zyrtarët që të mbajnë sekret prodhimin dhe shpërndarjen e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.

Lidhjet Wagner-Turqi

Dokumentet tregojnë se disa here, Uashingtoni arriti të paralajmërojë me kohë Kievin për sulmet e planifikuara ruse duke ndarë me Ukrainën informacione për planet e GRU-së, agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake dhe grupit mercenar rus Wagner. Një dokument tregon se Wagner iu afrua Turqisë, një aleate e NATO-s, për t’i ndihmuar të siguronin furnizime, por nuk dihet nëse përpjekjet ishin të suksesshme.

How will the Ukraine document investigation work? A former DOJ 'leak czar' explains | WUNC

Kina

Sa i përket Kinës, theksohet se një sulm ukrainas në tokën ruse me ndihmën e armëve të NATO-s mund ta përfshijë Pekinin në luftë. Gjithashtu, theksohet se sulmi ukrainas ndaj një lideri të lartë në Rusi mund të shërbejë si “një justifikim për të dërguar ndihmë vdekjeprurëse” në Moskë. Po ashtu përmendet një prej shpikjeve më të avancuara ushtarake të Kinës, arma hipersonike DF-27, që thuhet se fluturoi për 12 minuta.

Irani

Një dokument i veçantë në lidhje me Iranin, i cili përmban të dhëna nga komunikimet e përgjuara dhe fotografitë satelitore, përshkruan përgatitjet e Iranit për të testuar një raketë dhe satelit të ri për lëshimin në hapësirë.

Kanadaja

Ndër të dhënat më interesante të inteligjencës në lidhje me Kanadanë spikat ajo në të cilën grupi pro-rus i hakerëve Zarya dhe agjencia ruse e inteligjencës FSB, pretendojnë se kanë fituar akses në infrastrukturën kanadeze të gazit dhe mund të shkaktojnë shkëputjen e menjëhershme të gazit. Rusia ka thënë se dokumentet dukeshin “mjaft interesante”. Disa blogerë ushtarakë pro-rusë kanë thënë se situata duhet parë me skepticizëm, pasi mund të jetë edhe një fushatë dezinformimi amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga dokumentet sekrete amerikane

Kremlini i mbushur me spiunë dhe vrojtimi i aleatëve