MENU
klinika

Ndarja Moskë-Beograd

Si do ta ‘shpërblejë’ Rusia Aleksandër Vuçiç për tradhtinë

17.04.2023 - 12:28

Dosjet sekrete të Pentagonit pa dyshim kanë trazuar gjithë botën, me informacione sekrete për dhjetëra vende duke nisur që nga Rusia e Ukraina, e duke përfunduar tek Egjipti e Emiratet Arabe. Disa vende kanë heshtur, duke mos komentuar fare. Shumë të tjerë kanë hedhur poshtë akuzat. I tillë ishte rasti i Serbisë, e cila duket si më në siklet se kurrë. Autoritetet serbe njoftuan se nuk planifikojnë të dërgojnë armë në Rusi apo Ukrainë. Mediat ruse raportuan gjerësisht deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga Rashka, se Serbia nuk furnizon dhe as synon të furnizojë me armë Ukrainën. Megjithatë, pati pasoja. Publiku mban qëndrime të ndryshme. Serbia nuk bën përjashtim nga kjo dhe informacioni i publikuar nga Reuters, se Serbia po përgatitet të dërgojë armë në Ukrainë. Shumica e ekspertëve, analistëve apo opinionistëve pranojnë se është e mundur që Serbia t’i dërgojë armë Ukrainës.

Asgjë sekrete
Komentatori i Argumentit të Javës, Aleksandar Çujko, është disi mosbesues dhe vlerëson se nuk ka shumë informacioni “as të reja e as të panjohura” për publikun.”Cili është lajmi? Që SHBA po spiunon të gjithë botën, duke përfshirë aleatët?” Detyra e spiunëve është të spiunojnë”, thotë ?ujko. Në mesin e atyre “informacioneve të njohura”, ai ka përfshirë edhe lajmin për Serbinë. ?ujko thotë se “vëllezërit serbë” gjithmonë kanë ditur, të kalojnë në anën fituese”. “A nuk e kuptuam se vëllezërit serbë gjithmonë kanë ditur t’i ndërrojnë këpucët në ajër me sandalet e fituesit?! Ne e dinim”, thotë ?ujko. Publicisti dhe historiani i njohur dhe ish-diplomati ukrainas, Rostislav Ishchenko, siç raportohet nga Military Issues, ka deklaruar se “informacionet se Serbia po planifikon t’i dërgojë Ukrainës armë vdekjeprurëse nuk janë aspak dezinformatë”. Sipas tij, këto janë me shumë mundësi dokumente reale.

Ndarja Moskë-Beograd
“Rusia është larg Serbisë, nuk kufizohet me të. Prandaj në rastin më të keq trupat ruse thjesht nuk do të mbërrijnë atje. Duhet të luftojnë kundër NATO-s për të depërtuar në Serbi”, përfundon Ishchenko. Sa i përket furnizimit me armë serbe, sipas tij, gjërat nuk janë aq të thjeshta. “Serbia është shumë e varur nga BE-ja dhe në të njëjtën kohë nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet me Rusinë. Në çdo rast, nuk duhet ta bësh armik një vend mik” thotë Ishchenko. “Serbia, me gjithë retorikën e saj tradicionale pro-ruse, nuk e mbështet Rusinë në çdo gjë. Me sa kuptoj unë, Vuçiç është pro negociatave”, tha ai. Drejtori i përgjithshëm i Institutit Rus për Studime Politike, Sergej Markov, duke komentuar deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Miloš Vucevic, tha se Perëndimi qëllimisht po fut një “pykë” në marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit: “Udhëheqja e Serbisë dëshiron të anëtarësohet në BE por ka tre pika kyçe: Beogradi insiston në mosnjohjen e Kosovës, pranimin e faktit se ka represion të kryer nga regjimi nacionalist i Kosovës ndaj serbëve dhe se ai nuk merr pjesë në luftën kundër Rusisë”, thotë Markov.

Vrasja e Vuçiç
Duke pranuar se presidenti i Serbisë “do të ishte i gatshëm t’i bashkohej qëndrimit të përbashkët të Perëndimit”, por se ai është i vetëdijshëm se “shumica dërrmuese e serbëve të zakonshëm nuk do ta falin atë”, Markov arrin në përfundimin se presidenti i Serbisë mund edhe të “vritet”. “Është vetëvrasje për të që të vazhdojë në këtë mënyrë”. Për më tepër, unë besoj se mund të ndodhë vërtet vrasja e tij. Shumë qytetarë të Serbisë morën pjesë në luftën civile, humbën shokët e tyre dhe janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre duke organizuar vrasjen e Vuçiçit, nëse nga këndvështrimi i tyre ai sillet si tradhtar. Prandaj jam i sigurt se Vuçiç do të rezistojë deri në rastin e fundit. Dhe ku është kufiri i mundësive, askush nuk e di”, thotë Markov. Opinionet e tij janë përfolur shumë edhe në Serbi. Në disa vende, ai paraqitet si “ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Putin”, pasi Markov është bashkëkryetar i Këshillit Strategjik Kombëtar të Rusisë. Duke thënë në fillim se Perëndimi po përpiqet të “fusë pykë” në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, Markov duket se këtë herë e ka bërë vetë në vend të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i frikshëm i analistit amerikan

“Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë