MENU
klinika

Lidhja e tyre mori fund, por diçka i bashkon!

Si janë sot raportet mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek

24.04.2023 - 08:45

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe DJ Geek ka kohë që ka marrë fund e të gjithë jemi kuriozë sesi janë raportet mes tyre. Kjo pasi, dyshja janë të lidhur nga muzika, duke qënë se Geek është Dj i Dafinës.

Ajo ç’ka ka mbetur mes tyre është dashuri. Kështu tregon sot Dafina teksa ka postuar një foto të Geek, ku duken se janë në aeroport.

”Gjithmonë dashuri”- shkruan Dafina.

E për ta përforcuar këtë, edhe Geek ripostoi këtë foto duke shkruar: Gjithmonë!

Dyshja largoi fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, duke konfirmuar se kishte krizë mes tyre. Sipas mediave, arsyeja e krizës në çift ka qenë një hap madhor për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e tyre.

Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komentet me motrën e Dj Geek

Dafina Zeqiri rikthehet me Dj Geek?!


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë