MENU
klinika

Analiza

Si mund të shkojë hetimi i Trump…

05.04.2023 - 12:09

Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe kandidat nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024, është deklaruar i pafajshëm ndërsa doli përpara gjykatësit Juan Merchan, dje në mbrëmje në Manhattan. Ai u largua nga salla e gjyqit në Manhatan dhe nuk bëri asnjë deklaratë gjatë daljes nga salla e gjyqit. Seanca e radhës kur Trump do të dalë para gjykatës është lënë më 4 dhjetor. Pasi u largua nga salla e gjyqit, Trump u fut në autokolonën e tij të parkuar jashtë.

Ai u nis drejt e në shtëpinë e tij në Florida, ku pritet të flasë më vonë para gazetarëve. Mediat e huaja raportojnë se ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza për falsifikim të të dhënave të bizneseve për hetimin në lidhje me pagesat e bëra ndaj pornostares Stormy Daniels. I veshur me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kollare të kuqe, 76-vjeçari Trump, siç raportohet nga mediat, nuk shfaqi asnjë emocion në fytyrë ndërsa përshëndeste një turmë mbështetësish që qëndronin jashtë gjykatës. Trump, i cili i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht, u ngriti grushtin gazetarëve ndërsa nisej nga kulla Trump në drejtim të zyrës së prokurorit ku edhe iu dorëzua drejtësisë. Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Nëse për një pjesë të mirë të opinionit publik ishte e papritur, vetë Trump ishte në dijeni të kësaj situate dhe kjo u vu re në përshëndetjen me grusht përballë kamerave, si për të përforcuar atë çka iu tha më herët mbështetësve të tij përmes emailit zyrtar “ne sot vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë”. Ish-presidenti ka sulmuar vazhdimisht gjyqtarin dhe prokurorin e qarkut të Manhattanit në mediat sociale në ditët para gjykimit të djeshëm.

Historike, Donald Trump zyrtarisht nën hetim, i pari president që

Trump dëshiron që çështja e tij penale të transferohet në Staten Island, duke e quajtur Gjykatën e Lartë të Manhatanit një vend shumë të padrejtë. “Ky rast duhet të zhvendoset në Staten Island aty pranë, do të ishte një vend shumë i drejtë dhe i sigurt për gjykimin,” shkroi Trump në llogarinë e tij të Truth Social.

Cilat janë akuzat e mësuara deri më tani ndaj Trump?

Stormy Daniels, aktorja e filmave për të rritur, ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-Presidentin e Amerikës Donald Trump. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste, gjë e cila kjo është e paligjshme. Teksa Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’, por prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Dje reagoi dhe Shtëpia e Bardhë. “Presidenti Joe Biden është plotësisht i vetëdijshëm për akuzën e paraardhësit të tij dhe “natyrisht” është duke u apdejtuar në kohë reale me zhvillimet, por Shtëpia e Bardhë thekson se kjo nuk është fokusi i tij i vetëm për këtë ditë. Përmes një deklarate për mediet, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre deklaroi se: “Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të”.

Trump Claims Failure to Arrest Him Is Conspiracy to Keep Him from Getting  Donations | The New Yorker

Djali i Donald Trump nis peticionin

Gjithashtu djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr., u ka kërkuar njerëzve të nënshkruajnë një peticion të quajtur “Të ndalohet persekutimi politik të Donald Trump”. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Twitter dhe Truth Social, Trump ka ngarkuar një peticion të Qendrës Amerikane për Ligjin dhe Drejtësinë (ACLJ), i cili ka më shumë se 69,000 nënshkrime. “Babai im, Presidenti Trump pritet të dalë sot në gjyq në orën 2:15. Nënshkruani peticionin për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të ndaluar persekutimin politik të Presidentit Trump dhe persekutimet e tjera politike, kjo i hap derën në të ardhmen!!! Mjaft!,” ka shkruar në Twitter Donald Trump Jr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN