MENU
klinika

'Alarm' në Pogradec

Si u vendos GPS në dy makinat e 39-vjeçarit

03.04.2023 - 11:01

Orët e para të së djeshmes, një roje sigurie pranë godinës së Prokurorisë së Pogradecit ka shquar një person teksa instalonte sende poshtë dy automjeteve të parkuara.

Nga frika se po instalohej ndonjë minë e telekomanduar, roja ka sinjalizuar Policinë, ndërkohë që kjo e fundit menjëherë e nxori personin që tregoi për rastin në fjalë. Policia dhe forcat e posaçme kanë konstatuar se bëhet fjalë për instalim GPS, që me sa duket tashmë është kthyer në modë për grupet e krimit të organizuar.

POLICIA
Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39 vjeç, janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij. Mësohet se këto makina kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë në Pogradec dhe roja ka parë autorët teksa kanë qenë duke vendosur GPS. Roja ka dyshuar fillimisht se është eksploziv, por pas mbërritjes forcave xheniere nga Tirana u konstatua që nuk ishte lënë shpërthyese. Këto 2 makina, Çekani i lëshon me qira dhe mbetet mister motivi se përse iu është vendosur GPS.

“Në mëngjes, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Dyshimet shtohen edhe më shumë për faktin se Eris Çekani nuk është një emër i panjohur për Policinë shqiptare.

PËRPLASJA NË ELBASAN
Vetëm pak muaj më parë, 39- vjeçari është përfshirë në një sherr, ku të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri-tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “ElbasanMetalurgjik”. Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet, me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tjetër dhe janë në kërkim.

Në bazë të dëshmisë që ai ka dhënë në Polici bëhet fjalë se GPS është porositur pikërisht nga këto persona, megjithatë hetimet vijojnë. Sipas burimeve nga Policia, personi që i ka vënë GPS ka qenë i maskuar dhe deri në këto momente nuk është identifikuar ende. Nga ana e Policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur GPS, e për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes dhe motivin e atij survejimi.

Zbulohen konfliktet e 39-vjeçarit
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Pogradec. Pas mbërritjes në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Çekani nuk është një emër i panjohur në polici pak javë më parë ai ka qenë i arrestuar për një konflikt që ka pasur me disa persona nga Pogradeci dhe Tirana.

Në bazë të dëshmisë që ai ka dhënë në polici bëhet fjalë se GPS është porositur nga po të njëjtët persona që kanë ende një konflikt të hapur pasi 3 prej tyre janë ende në kërkim (nga ngjarja e ndodhur disa javë më parë ku ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim). Në ngjarjen e sotme sipas burimeve nga policia personi që i ka vënë GPS ka qenë i maskuar dhe deri në këto momente nuk është identifikuar akoma. Këto makina, të cilat Çekani i lëshon me qira, kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë së Pogradecit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja personat me të cilët kam konflikte"

Vendosja e GPS poshtë automjeteve, dëshmia e pronarit