MENU
klinika

Shkak, gjendja e tij shëndetësore

Stromae anulon koncertet

06.04.2023 - 11:08

Këngëtari belg Stromae ka njoftuar se do anulojë të gjithë impenjimet e tij muzikore deri në muajin qershor për arsye shëndetësore.

“Kam kuptuar se gjendja ime aktuale shëndetësore nuk më lejon për momentin të kryej takimet që kam lënë me ju”, thuhej në një deklaratë të këngëtarit për fansat e tij, të publikuar në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ndaj lajmin me ju por duhet të pranoj kufijtë e mi. Jam i rrethuar nga familjarët që më ndihmojnë të përmirësohem, që të rinis të performoj”.

Stromae nuk specifikonte arsyet shëndetësore që çuan në anulimet. 38 vjeçari ka thënë më parë se ka kaluar episode depresioni.

Në deklaratë shtohej: “Shpresoj t’ju jap lajme më pozitive sa më shpejt. Mezi pres të takohem me ju dhe të rinis shfaqjet bashkë me grupin tim, që më ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve”.

Reperi i njohur frëngjisht-folës ka gjetur sukses në të gjithë botën me muzikën e tij të stilit të veçantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN