08.04.2023 - 09:31
Një e papritur i ka ndodhur modeles me origjinë shqiptare, Xhesika Berberit në shtëpinë e saj në New York.
Me anë të një videoje të ndarë në Instagram, ajo ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton. Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.
Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurtë dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Çfarë dua t’i them fëmijëve të mi"
Xhesika Berberi tregon planet për t’u bërë nënë
Xhesika Berberi zbulon si ishte e vërteta