Reperja Tayna i ka ngjitur shpejt shkallët e suksesit dhe është kthyer në një prej artisteve më të duartrokitura.
Emri i saj është gjithmonë kryefjalë, ndërsa këngët gjithmonë hit. Ajo është një prej më të dëgjuarave në diskoteka dhe një prej më të komentuarave në rrjete sociale.
Shpesh, vajzat shprehen se këngët e Taynës i motivojnë dhe i japin forcë, ndërsa reperja punon pa u lodhur për projekte të reja akoma më bombastike.
Së fundmi, si një “dhuratë” bujare për fansat e saj, ajo ka sjellë albumin e parë të karrierës së saj, të titulluar “Bipolar”.
Megjithëse shumicën e këngëve i kemi dëgjuar e dashuruar, dy projekte janë të reja: “Nëse” dhe “Milly”.
E sigurt që këto këngë do të jenë gjithashtu hit! Na pret një verë e gjatë për të dëgjuar hitet e Taynës!