MENU
klinika

"Anulo vendimin e Gjukanoviç..."

Tensionet politike në Mal të Zi, Abazoviç thirrje presidentit të ri

09.04.2023 - 10:28

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka kërkuar që presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç të anulojë vendimin e Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në një komunikim për mediat Abazoviç gjithashtu ka thënë se Milatoviç duhet të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit, këtë së dimë”, tha Abazoviç, duke shtuar: “Nuk mendoj se është mirë që presidenti aktual Gjukanoviç të shkarkojë deputetë në këtë formë, është e papranueshme.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN