26.04.2023 - 11:48
Do të luhen sot në orën 18:00 dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, me Tiranën që do të presë në Elbasan Arena Teutën, një kundërshtar që i ka hapur shumë punë bardhebluve në ndeshjet e fundit.
Në prag të ndeshjes trajneri Orges Shehi thotë se do bëjnë të pamundurën për të fituar këtë trofe që i mungon Tiranës në vitet e fundit.
Ndërkohë në ‘Loro Boriçi’ Vllaznia do të presë Egnatian, skuadrën e vetme të cilën nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë në këtë sezon.
Në tre ndeshje rrogozhinasit kanë fituar dy herë ndaj shkodranëve, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.