MENU
klinika

"E kanë vetë në dorë"

Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s’e bëjnë në Shkodër

17.04.2023 - 16:18

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, premtimi i Belind Këlliçit për të bërë transport falas në Tiranë është absurde dhe një rrenë e re. Veliaj tha në ‘Kontrast’ në Report Tv se nëse qenka e mundur diçka e tillë pse nuk e bën në Shkodër Berisha-Meta?

“Tani këta e kanë në dorë Shkodrën. Pse nuk e kanë bërë falas transportin në Shkodër. Kanë dy programe: një për ata që tashmë i kanë rrejt si në shkollë dhe një për ata që duan me i rrejt”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Belind Këlliçin e quan kukulla e radhës ndërsa ‘mjeshtrin që e drejton kukullën’ e cilëson Sali Berishën që i shkoi në derë të shtëpisë duke folur me gjuhë hakmarrje se do i marrë bashkinë e Tiranës.

“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje. Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë. E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e ka këtë hall. Saliu nuk e vë dot se është non grata. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. Mua në derë të bashkisë me megafon më erdhi Sali Berisha. Sfidën në derën e shtëpisë me kodet e hakmarrjes e bëri ai duke thënë ‘këtë do ta marr unë’”, tha Veliaj.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Berisha e do votën për t'i shpallur luftë Amerikës"

Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës

“Paratë e inceneratorit do t’i çojmë tek qytetarët”

Belind Këlliçi: Transporti publik do të jetë falas