26.04.2023 - 12:55
Ardhja e Tomas Tuhelit u vlerësua me nota të larta nga trinomi drejtues i Bajernit, Kahn-Salihamixhiç-Hainer.
Kanë kaluar më pak se një muaj nga prezantimi i 49-vjeçarit dhe pritshmëritë kanë marrë tjetër trajtë. Dikur titulli në Bundesligë nuk diskutohet për bavarezët, ndërsa aktualisht shikohet si shpëtimi i sezonit.
Nëse u referohemi statistikave të Nagelsmanit karshi Tuhelit, dalim në konkluzionin se në 37 prezenca në stolin e Bajernit, Juliani pësoi vetëm 3 humbje. Ndërsa Tuhel e ka arritur këtë kuotë vetëm në 7 ndeshjet e para, trend negativ.
Po ashtu nën urdhrat e Nagelsmanit ata ishin aktivë në të tria frontet.