Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan pasi u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe pagesa për të blerë heshtjen për lidhjet e tij jashtëmartesore.
Kjo lidhet me rolin e tij të supozuar në pagesat e parave për dy gra, mes tyre edhe një aktore e filmave për të rritur, në fund të fushatës së tij presidenciale 2016.
Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga dhoma, pavarësisht raporteve të mëparshme se ai mund të japë një koment të shkurtër
Më pas ai hyri në një makinë që priste dhe po kthehej përmes qytetit të Nju Jorkut.
Trump do të kthehet në pronën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku do t’i drejtohet mediave në një konferencë.
Është vendosur që sot seanca e radhës për akuzat ndaj ish-presidentit të SHBA Donald Trump.
Sipas CNN, data e ardhshme e dëgjimit personal për rastin e ish-presidentit Donald Trump është caktuar për 4 dhjetor në Nju Jork.
Gjyqtari nuk ka vendosur një urdhër ndalimi për nxjerrjen e informacioneve ndaj Donald Trump, por e paralajmëroi atë se çështja do të rishqyrtohej nëse ish-presidenti vazhdon me retorikën e tij të nxehtë rreth çështjes.
Një urdhër ndalimi për nxjerrjen e informacioneve do ta kishte ndaluar Trumpin, avokatët e tij, palët e tjera dhe dëshmitarët të flisnin publikisht për çështjen.
Zakonisht ndodh kur ekziston rreziku që mund të bëhen deklarata që mund të nxisin dhunë ose të konsiderohen si kërcënuese për prokurorët ose dëshmitarët.