MENU
klinika

'Hajde sqarohemi!'

Sherr në TikTok, plagosen 2 të rinjtë në Durrës

15.04.2023 - 09:30

Një konflikt i nisur në TikTok, për pak sa nuk i ka marrë jetën 2 të rinjve në qytetin e Durrësit. Mbrëmë, rreth orës 1 të mëngjesit, pasi një sherri në rrjetin sociale Tik-Tok, disa të rinj kanë vendosur që të takohen dhe të “sqarohen”. Klajdi Mansaku, 25 vjeç, ka qëlluar më armë zjarri sapo ka parë Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun. Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht janë jashtë rrezsikut për jetën. Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Haxhiu ndodhet ende në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Policia e Durrësit, autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, Klajdi Mansaku ka debatuar mbrëmjen e kaluar në telefon me Mario Vrionin (kushëriri i Jurgen Vrionit) dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së tij. Mario Vrioni ka marrë me vete kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin, por 25-vjeçari ka shtënë menjëherë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, uniformat blu të Durrësit po ushtrojnë kontrolle në banesa e ambiente, ku dyshohet se mund të fshihet autori i plagosjes.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.

Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M. Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë. Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin