MENU
klinika

"Zjarri nisi në dhomën e një pacienti"

U përfshi nga flakët, reagon Spitali i Shkodrës

22.04.2023 - 09:50

Spitali Rajonal i Shkodrës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra mëngjesin e sotëm në ambientet e tij.

Spitali njofton se flakët kanë nisur në dhomën e një pacienti në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Spitali i Shkodrës bën me dije se shërbimi vijon pa ndërprerje dhe po merren masa për riparimin e dëmeve.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN