MENU
klinika

PD e kallëzoi një vit më parë

U thirr në SPAK, kryebashkiaku socialist Edison Memolla dyshohet se ka bërë punësime fiktive në Bashki

27.04.2023 - 13:42

Kryebashkiaku socialist i i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai është marë në pyetje lidhur me disa emërime në Bashki.

Dyshohet se Memolla kishte bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohe qe paguheshin si punonjës të institucionit.

Theksojmë se më 7 mars të vitit të kaluar Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, ai ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.