MENU
klinika

Ju bëjnë keq!

Ushqimet që të shmangni para se të pini alkool

17.04.2023 - 10:42

Para një nate me shumë alkool, këshillohet të konsumoni ushqime të pasura me proteina, elektrolite dhe lëndë të tjera ushqyese.

Ajo që hani para se të pini alkool, mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si do ndiheni në fund të natës, ose mëngjesin tjetër.

Në fakt, zgjedhja e ushqimeve të duhura para se të pini, do të ndihmojë edhe në kontrollin e urisë, balancimin e elektroliteve dhe zvogëlimin e disa efekteve negative që lidhen me alkoolin.

Në të kundërt, përzgjedhja e ushqimeve të tjera mund t’ju shkaktojë fryrje, dehidatrim dhe urth.

Ja disa ushqime të këshillueshme për t’u konsumuar para se të pini:

1. Vezë
2. Tërshërë
3. Banane
4. Salmon
5. Kos grek
6. Puding Chia
7. Luleshtrydhet, manaferrat dhe boronicat
8. Asparagë
9. Pjepër
10. Patate të ëmbla
11. Avokado
12. Kuinoa
13. Panxhar

Ushqime që duhen shmangur

Shmangni ushqime pikante, çokollatat, pijet e gazuara dhe kafeinën.

Edhe ushqime si patatet e skuqura, për shembull, mund të përkeqësojnë fryrjen dhe grumbullimin e lëngjeve të shkaktuara nga alkooli.

Së fundi, sigurohuni që të anashkaloni karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet si buka e bardhë, makaronat dhe ëmbëlsirat.

Këto ushqime, së bashku me pijet e gazuara – mund të shkaktojnë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur rrezikun e të ngrënit tepër gjatë orëve të vona të natës.

Shumë e rëndësishme: Sigurohuni të qëndroni të hidratuar duke pirë ujë gjatë gjithë natës, për të zvogëluar shanset e simptomave të hangover-it në mëngjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?