MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

“Veliaj loboi kundër Ramës në SHBA”, akuza e Kryemadhit: Ndryshe nuk do kandidonte më për Tiranën

28.04.2023 - 09:55

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lobuar kundër kryeministrit Edi Rama në SHBA. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin”., Monika Kryemadhi tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja e Charles McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat për bashkinë e Tiranës në këto zgjedhje.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN