Zbardhet dëshmia e Eris Çekanit, të cilit iu vendosën GPS në automjetet e tij të parkuara në Pogradec në orët e para të mëngjesit.
Panorama TV mëson se ai ka deklaruar se GPS janë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka.
Ai është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.
Mësohet se dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim nga policia disa muaj më parë për shkak se janë përfshirë në një konflikt.
Nga ana tjetër mësohet se nga kamerat e sigurisë është e vështirë të identifikohet personi që ka vendosur pajisjet poshtë dy automjeteve pasi ka qenë i maskuar.
Ai është konstatuar nga roja i një objekti i cili ka njoftuar policinë. Fillimisht uniformat blu kanë ngritur një perimetër sigurie pasi dyshohet se ishte vendosur lëndë plasëse.
Çekani i cili ka në pronësi automjetet rezulton i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në Elbasan ku disa makina ndoqën njëra tjetrën me shpejtësi dhe me pas u përplasën qëllimisht.