MENU
klinika

"Synojmë që rezultatin ta shpallim brenda 30 minutave!"

Votimi elektronik, Celibashi: Pajisjet 100% të sigurta nga sulmet kibernetike

18.04.2023 - 12:35

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur nga Elbasani për implementimin e votimit elektronik në disa bashki të vendi.

Ai u shpreh se pajisjet janë 100% të sigurta nga sulmet kibernetike pasi nuk janë të lidhura me internet, dhe nuk cenojnë fshehtësinë e votës.

Celibashi theksoi se synohet që rezultati i votimit në këto qendra të publikohet brenda 30 minutave. “Në zgjedhjet e 2021 dhe në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Vorës ky proces rezultoi i suksesshëm. Unë besoj se do të jetë me sukses, Mbetet për t’u vlerësuar nëse partitë dhe interesi i qytetarëve është që është të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Ne synojmë që rezultatin në bashkitë ku do të implementohet votimi elektronik ta shpallim brenda 30 minutave. Akoma nuk është prezantuar një kërkesë nga ana e PD në lidhje me përdorimin e simboleve të saj nga subjekte të tjera. Nuk ka asnjë mënyrë apo mjeti për të identifikuar vullnetin e votuesit që votojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit. Pajisjet janë 100% të sigurta nga sulmet kibernetike sepse nuk janë të lidhura më rrjet me internet”, deklaroi ai.

Ai i cilësoi retorika politike kërkesat e vazhdueshme të maxhorancës për vendosjen e emrit të kryetarit të koalicionit të Berishës dhe Metës në fletën e votimit. “Vendimmarrja jonë është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Nuk marrë përsipër të gjykon interesat e partive politike. Retorikat politike nuk e di sa ndihmojnë”, u shpreh Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kam pikën e interesit i kujt është faji"

A rrezikon PD të mos regjistrohet në zgjedhje? Përgjigjet Celibashi

Celibashi nuk pranoi regjistrimin e PD-së në zgjedhje

KAS shqyrton të enjten ankimimin e grupit të Alibeajt