MENU
klinika

"Autori i shpëtoi syrit të policisë sepse…"

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Ish-drejtuesi Hajdarmataj: Ulëritëse!

20.04.2023 - 19:37

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj në një intervistë për “Panorama TV” tha se ekzekutimi i biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj në lokalin e tij tregon për situatën e rendë ku ndodhet rendi dhe siguria në vendin tonë.

Sipas Hajdarmataj deri tani dy janë pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet, gjakmarrja dhe ajo e aktivitetit politik. Por nëse është kjo e fundit tha ish-drejtuesi i policisë, atëherë është për të vënë duart në kokë. Sipas tij informacionet që ka dhënë policia deri tani janë shumë të vakëta, ndërsa bëri thirrje që të zbardhen sa më parë motivet.

“Deri tani mendoj se pistat më të mundshme janë ato të gjakmarrjes për shkak të një historie të kaluar për shkak që familja e të ndjerit ka pasur me një familje tjetër në Lezhë. Pista tjetër, që nuk besoj, por do të ishte për të ulëritur, për arsye politike. Nëse është kjo pista e aktivitetit politik, kjo është për të kapur duart me kokë dhe nuk e di ca presim ne shqiptarët për të reaguar. Shpresoj mos jetë ajo pista. Unë mendoj se këto dy pista duhet të përqendrohet hetimi dhe grupi hetimor.

Policia e Lezhës ka dhënë 2-3 informacione shumë të vakte. Unë gjej rastin të bëj thirrje që policia dhe grupi hetimor duhet të sqarojnë sa më parë motivet e kësaj vrasje makabre. Nëse kjo nuk sqarohet këtu ose ka dashakeqësi, ose ka qëllim që nuk do sqarohet”, tha Hajdarmataj.

Në lidhje me hetimin, Hajdarmataj ka dyshimet e tij dhe këtë e lidh me atë çka thotë policia se është duke u gjurmuar një automjet me targa angleze.

“Ka një detaj që mua më lën të dyshoj kur policia thotë që po gjurmohet një Land Rover me targa angleze. Nëse autorët e vrasjes kanë lidhje me një konflikt të familjes Nikulaj, të cilët ata jetojnë në Angli, nuk ma merr mendja që një autor që jeton në Angli do vijë të kryeje një krim dhe të përdor një makinë me targa angleze. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo hedh një dyshimi që policia po e drejton hetimin. Pra mua më lind e drejta të mendoj që policia po e drejton hetimin. Këtu shoh hamendësomë se diçka nuk është reale në këtë pjesë. Ose është një naivitet i policisë, ose i atyre që kanë dhënë informacione dhe nuk e kanë përpunuar”.

Sipas ish-drejtuesit të lartë të policisë, mënyra si ishte kamufluar autori e ka bërë atë që t’i shmanget syrit të policisë.

“Por arsyeja që autori mendoj ka arritur t’i shmanget policisë, është mënyrë si është kamufluar ky person. Kjo është arsye kryesore. Të gjithë aktet mafioze ose atentat janë bërë nga persona të shoqëruar me makinë. Në këtë rast mënyra e kamuflimit është e gjetur. Edhe një patrullë policia edhe nëse do ishte shkëmbyer me këtë person me një motor të thjesht nuk do shkonte në mendje që ky është autori i krimit, përveç rasteve që mund të kishte informacion nga vendi i ngjarjes”, tha ndër të tjera Hajdarmataj./panorama/