MENU
klinika

Gjithçka nisi pas eliminimit të të vëllait nga fisi Balaj

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Lala zbardh pistat: Dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje,

19.04.2023 - 18:01

Klodiana Lala deklaroi se një nga pistat ku po heton prokuroria për vrasjen e biznesnit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj është hakmarrja. Teksa raportonte për News24 nga lokali ku ndodhi vrasja, Lala thotë se gjithçka ka nisur në momentin që është vrarë vëllai i Nikulajt, në vitin 2000. Gazetarja shtoi se vëllai i Nikulajt është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj që ka sjellë vijimin e përplasjeve. Sipas saj, nga fisi Palaj janë vrarë dy persona më pas, ngjarje që nuk janë zbardhur, por që dyshohet se kanë sjellë dhe atentatin e sotëm.

“Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Pra e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur”, tha gazetarja Lala.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.