MENU
klinika

6 autorë të dyshuar

Vrasja e Nikulajt, Manja: Në kohë rekord do përcjellim kërkesat për ekstradim

27.04.2023 - 12:17

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përgëzuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj dhe identifikimin e gjashtë autorëve të dyshuar.

Manja tha gjatë një prononcimi të shkurtër për media se Ministria e Drejtësisë është e gatshme që në kohë rekord të përcjellë kërkesat për ekstradim sapo ato të paraqiten nga prokuroria.

“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe sapo të kemi kërkesat me kohë rekord do ta përcjellim me qëllim që të bëjmë të mundur ekstradimin e këtyre personave në Shqipëri. Përgëzoj policinë që në kohë rekord zbardhi një ngjarje të shëmtuar.

Tani jemi në bashkëpunim me prokurorinë dhe jam i sigurt se edhe homologët tanë do na përgjigjen në kohë rekord”, u shpreh ministri Manja për gazetarët.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci