MENU
klinika

Arrestohet njëri nga autorët e ngjarjes

Vritet me thikë 20-vjeçari pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë

18.04.2023 - 09:58

Ensi Maze një nga dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e një 20-vjeçarit në Tiranë pas mesnate, është vënë në prangat e policisë.

Aktualisht policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”, njofton policia.