MENU
klinika

Nuk tërhiqet presidenti serb

Vuçiç: Kosova do jetë Serbi deri në fund të mandatit

12.04.2023 - 10:18

Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit tim,”– kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste. Po ashtu, ai tha se vendi i tij do të zbatojë një pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Kosova me gjasë do të qëndrojë në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj është çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, sidomos njerëzit tanë në Kosovë,”– tha Vuçiç për mediat serbe.

Teksa po ashtu ka thënë se se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve të BE.

“Ua kam thënë qartë se cilat gjëra nuk do i pranojmë. Të gjithë ata. Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken, përballë tyre. Dhe çfarë mund të thonë ata për këtë? Ata më shohin që jam i vendosur,”-shtoi ai.

Megjithatë ai pretendon se lidershipi shqiptar, po tregohet i dobët.

”Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit.”